Kejsi Tola flet për lidhjen e dashurisë me Flori Mumajesin: Kam filluar të jetoj…

0
158

Këngëtarja Kejsi Tola ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Prej më shumë se një viti në media është përfolur se ajo dhe Flori Mumajesi janë në një lidhje, prandaj dhe pyetjet rreth jetës private nuk kanë munguar.

Moderatorja Alketa Vejsiu e ka pyetur nëse është e vërtetë që është e lidhur me Florin. Kejsi ka treguar se lajme të rreme do të ketë gjithmonë, por ajo tashmë është mësuar. Më pas ka shtuar se njerëzit mund të hamëndësojnë si të duan.

“‘Fake news’ do të ketë gjithmonë, dhe nga eksperienca ime në botën e showbiz-it, jam mësuar kam filluar të mësoj të jetoj dhe me lajmet e pavërteta. Dhe pse në fillim më mërzisnin dhe më preknin nga gjendja emocionale. Por ‘fake news’ do të ekzistojnë gjithmonë dhe le të hamendësojnë njerëzit. Le të hamendësojnë si të duan”, tha Kejsi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here