Sa një kokërr orizi dhe nën lëkurën e dorës, si mikroçipet po kontrollojnë jetët e europianëve (VIDEO)

0
324

Mijëra suedezë kanë qenë pionierë në përdorimin e mikroçipeve futuriste që janë vendosur nën lëkurën e dorës.

Sipas Euronews, teknologjia përdoret për detyra të përditshme, si hyrja në smartphone-t tuaj, hapja e derës ose si një alarm.

Dhe ata që qëndrojnë pas këtyre mikroçipeve – me madhësi të një kokërr orizi dhe të implantuar përmes një shiringe – po punojnë për të hyrë në pjesë të tjera të Evropës.

Eric Larsen, i cili drejton Biohax Italia, është duke pritur për miratim në Itali nga qendrat mjekësore dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ai tha se pret që të vendoset një çip në rreth 2.500 njerëz në gjashtë deri në tetë muajt e parë në Milano dhe Romë.

Madje, po sipas Euronews, edhe pa certifikimin e ministrisë së shëndetësisë, Biohax Italia tashmë ka qenë në gjendje t’i fusë këto në disa qindra njerëz me ndihmën e një qendre mjekësore.

“Është një hap drejt së ardhmes … është jashtëzakonisht futuriste, edhe pse tashmë po ndodh. Kjo teknologji lindi për të na ndihmuar, për të na dhënë ‘superfuqi’ të vogla”, tha Larsen për Euronews.

Por COVID-19 mund t’i bëjë njerëzit më të shqetësuar në lidhje me një gjë të tillë, tha Larsen, për shkak të shqetësimit të publikut në lidhje me aplikimet për gjurmimin e kontakteve të paraqitura nga qeveritë gjatë pandemisë.

“Ne po shohim që shumë njerëz në Itali nuk janë të lumtur me shtimin e diçkaje si një GPS ose diçka që mund të ndjekë lëvizjen tonë. Kjo mund të jetë një rrezik për ne”, shpjegoi ai.
“Ne nuk po gjurmojmë lëvizjet – nuk kemi GPS brenda, por mendoj se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë”.

Planifikuesi i zgjidhjeve suedeze të teknologjisë informative Martin Lewin përdor të dy mikrochip-at në dorën e tij për gjëra të tilla si hyrja në kompjuter, vendosja e alarmit në zyrë dhe nisja e profilit të tij LinkedIn, percjell Telegrafi.

Por përdorimi i tyre si një alternativë për pagesa pritet të jetë pika kryesore e teknologjisë.

“Nuk është ndryshe përveçse thjesht heqja e nevojës për një kuletë, heqja e nevojës për një çelës, heqja e nevojës për të gjitha këto gjëra të shkëputura që krijojnë vetëm rrezik sepse nëse i humbni ato, ju humbni identitetin tuaj”, tha Jowan Österlund, i cili qëndron pas Biohax International.
Ndërkohë, siç shkruan Euronews, në Suedi, mikrochip-at mund të përdoren edhe si një biletë treni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here