“Theva karanintën”, Shkëlzen Jetishi nuk merr seriozisht situatën e Covid-19 dhe del shëtitje nëpër Prishtinë, i troket policia në derë

0
136

Ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’ ka qenë i ftuar këngëtari i njohur i muzikës popullore Shkëlzen Jetishi, i cili ka folur se si po i kalon ditët në karantinë. Ndër të tjera ai është shprehur se në fillim nuk e ka marrë me seriozitet pandeminë e koronavirusit dhe nga mërzia e qëndrimit në shtëpi është detyruar të dalë shëtitje në një park vendas.

Mirëpo kjo nuk ka mbaruar me kaq pasi menjëherë pasi është kthyer në shtëpi,  këngëtarit i ka ardhur policia në shtëpi duke i thënë se është e ndaluar rreptësisht qarkullimi jashtë. Këngëtari nuk ka treguar nëse ka marrë apo jo gjobë por megjithatë ka thënë që prej asaj dite nuk ka dalur asnjëherë nga shtëpia.

“Ishte dita e tretë që ishte kërkuar izolimi i detyrueshëm por nuk e morëm shumë seriozisht situatën. Me thënë të drejtën një ditë e kam thyer karantinën pasi nuk qëndrova më në shtëpi, por sapo u ktheva nga shtëpia më erdhi policia dhe më tha që më kishin parë diku me makinë. Më pas ata më thanë që është e ndaluar dhe që prej asaj dite nuk kam dalë asnjëherë.”- është shprehur këngëtari.

(A.K. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here