Akuza për falsifikim formularësh/ Gjykata e Apelit shpall të pafajshëm Lulzim Bashën

0
107

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD, sa i përket lobimit në SHBA.

Palët sot nuk paraqitën asnjë provë të re dhe Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm liderin e PD, tashmë për herë të dytë. Gjykata e Apelit me 3-shen gjykuese të drejtuar nga Shpresa Becaj vendosi sot të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shakallës së Parë.

Prokuroria e Shkallës së Parë akuzonte Bashën për falsifikim formularësh bashkë me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit, Ilir Dervishi.

Pas shpalljes i pafajshëm të Bashës nga Gjykata e Shkallës së Pare, Prokuroria ankimoi vendimin, duke vijuar akuzën për falsifikim formularësh nga Basha, pasi dyshohej se kishte fshehur dy pagesa të kryera në SHBA për lobim, dhe madje edhe një lidhje me Nik Muzin, por nuk u gjetën prova prandaj dhe akuzat ranë.

Si nisën hetimet?

Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike. Referuar deklarimeve të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Njëra nga pagesat është bërë nga kompania Biniata Trade, e regjistruar në Skoci, e krijuar si partneritet i dy kompanive të tjera, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, aksionet e të cilave zotërohen nga shtetas rusë.

Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve. Pas njoftimit për dërgimin e çështjes në gjyq për shefin e opozitës i menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here