E fejuar me një mjek? ‘Hapet’ Alesia Bami, tregon si qëndon e vërteta: Desh u futa në sherr me fisin, jam egoiste dhe dua më të mirën. Bëj edhe punë shtëpie

0
196

Moderatorja e “E Diell”, Alesia Bami ka komentuar lajmet për fejesën e saj. Në një intervistë për “Shqipëria live”, modelja dhe moderatorja është shprehur shumë e mërzitur për të gjithë komentet që kishte marrë.

Ajo u shpreh se kishte një tip egoist dhe donte më të mirën për veten, dhe për ta arritur këtë gjë kishte sakrifikuar shumë. Dhe si pasojë nuk mund të linte që disa persona të hidhnin baltë mbi jetën e saj.

“Kam qënë zemërgjerë me ta sepse kam menduar e kanë punë, do ndryshojnë. Por kur e bëjnë baltë mbi atë që kam krijaur vetë, është e patolerueshme. Unë nuk merrem më ata që rrinë shtrirë para televizorit, shohin arritjet e mia dhe i komentojnë.

Unë jam egoiste dhe mendoj që për jetën time dua më të mirën. Por nuk dua ta lë vetëm si ëndërr, për ta arritur dhe kam patur shumë lodhje për të arritur atë që doja. Prandaj prekem kur më hedhin baltë. Nuk do të doja të ma hidhnin poshtë,”-tha ajo.

Më tej ajo shtoi se lajmet mbi fejesën e saj, i ka bezdisur shumë edhe familjarët e saj, pasi sipas saj i kanë marrë prindërit në telefon dhe e kanë pyetur nëse kanë fejuar vajzën.

“Në fakt kjo është për të qeshur sepse filluan telefonatat tek familja ime që e fejuat vajzën? Me pak fjalë i futa pak a shumë në sherr ato të shtëpisë me fisin. Në fakt unë i ruaj shumë traditat. Po ta keni vënë re, unë pak a shumë ditëlindjet i kam bërë si fejesa.

Sigurisht që po, kafet e vogla, kafet e mëdhaja, do t’i bëja me kënaqësi. Tek Alesia njerëzit nuk e kanë njohur tipin përtej ekranit. Më mendojnë një vajzë të bukur dhe me para. Jam një njeri i thjeshtë. Jam më e thjeshtë sesa dukem në ekran. Nuk ha vetëm krudo. Jam fanse e traditave. I bëj të gjitha punët në shtëpi,”-shtoi ajo.

Disa ditë më parë, në një status në Instagram Bami shkruante se dëshira e saj është që të fejohet me një mjek. Referuar krizës që ka pushtuar aktualisht globin për shkak të Covid-19, Alesia shtoi se biznesmenëve nuk u dihet e ardhmja, kështu që tanimë preferonte mjekët.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here