“Këngëtarët të punojnë në ndërtim”/ Këngëtari dhe kitaristi ironizojnë ministren: Mjerë ne që merremi me ju debila

0
288

Ministrja e Financave Anila Denaj, ditën e sotme sugjeroi se për shkak të krizës ekonomike nga koronavirusi qytetarët duhet të mendojnë të bëjnë punë për të cilat nuk janë të kualifikuar, si për shëmbull në sektorin e ndërtimit.

“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë. Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim.

Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”, u shpreh ministrja Denaj në dëklaratën e bërë.
Menjëherë ka ardhur reagimi ironizues nga dy artistë, këngëtari Elton Deda dhe kitaristi Bledar Sekjo.

Deda thotë se do e marrë në konsideratë sugjerimin e ministres duke shprehur se duket absurde kjo gjë.
“Zonja Ministre. Po mendoj seriozisht për ketë sugjerim tuajin. Te falënderoj nga zemra. Kel Demi kam nevoje te vërtetosh ketë gjë, nëse është fals apo i vërtete”, shkruan Elton Deda.

Ndërsa kitaristi Sekjo, bën një arsyetim të llogjikshëm duke theksuar se në rast se angazhohen persona jo të fushës në ndërtim, atëherë rreziku që një tërmet i radhës të shkaktojë dëme është shumë i lartë.

“Miq dhe mikesha artiste, muzikante, aktore, regjizore, kineaste, humoriste, valltare, sportiste etj etj se nuk ka fund lista e sektoreve te artit dhe kulturës, sektori ndërtimit ka nevoje për punëtorë, sipas kësaj i bie që:

Ne duhet te harrojmë profesionet, shkollat, studime, karrierën dhe një jete te tere nëpër skenat, brenda dhe jashtë vendit, ku me qindra artiste na kane nderuar neper skenat botërore, dhe qe fatkeqësisht disa janë kthyer qe te bëjnë artin ne atdheun e tyre, tani duhet te merren me ndërtime, dhe pastaj kur bie tërmeti radhes ( largqoftë) na bën me rrafsh se çfarë beri ky i nëntorit, se do futen jo profesioniste i bie ne fushën e ndërtimit. Ahhh mortja që s’të ha dhe nuk ju ha, mjere populli e mjere ne që merremi me ju debila. No comment”, shkruan Sejko.

27.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here