Mustafa Nano pro shembjes së Teatrit: Nuk më pëlqen ajo ndërtesë, nuk ka asnjë vlerë, është karakatinë!

0
82

Analisti Mustafa Nano, në një intervistë për “Tv T”, ka deklaruar se është pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, pasi sipas tij, kjo godinë nga pikëpamja arkitektonike”nuka ka asnjë vlerë” dhe është “një karakatinë”.

Në terma arkitektonikë, për mua nuk ka asnjë vlerë. Me kulturën diskrete që kam, nuk më pëlqen ajo ndërtesë. Ajo ka histori dhe ajo mund të mbrohet duke inkorporuar një muze brenda ndërtesës së re. Për mua është karakatinë”, tha Nano.

Megjithatë Nano u shpreh se lidhur me këtë çështje, është i nevojshmë një referendum.

 Shumica e artistëve nuk flasin, por duan një teatër të ri. Nuk e dimë se cila është shumica. Është një pjesë e komunitetit teatror që mendon se nuk duhet prishur. Por pjesa më e mirë dhe që janë plakur në atë skenë nuk flasin për shkak të kompleksit se do t’i quajnë palë me qeverinë. Artistët që e mbrojnë duhet të marrin nismën për një referendum”, tha ai.

Sa i takon transformimit të qendrave të qyteteve në kuadër të programit të Rilindjes Urbane të shpikur nga Edi Rama, Nano ka disa rezerva.

Kanë ndryshuar qendrat e qyteteve. Një pjesë i kam parë dhe janë bërë më moderne. Në Korçë ka një kullë idiote. Ndoshta është e vërtetë që Rama ka diktuar me shijet e veta. Nëse është e vërtetë, unë e padis për atë që i ka bërë qendrës së Skraparit. Janë prishur paratë kot, është një gjë e thatë dhe e shkretë. Praktika e dominimit të tij në rregullimin e qendrave është e pakuptueshme. Duhet ekspertizë dhe kompetencë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here