Policia e Durrësit procedon penalisht Lulzim Bashën

0
210

Një ngjarje qesharake ka ndodhur pasditen e sotme.

Policia e Durrësit ka nisur ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një procedim administrativ dhe penal per grumbullimin e njerëzve në aktivitetin e zhvilluar me bizneset në këtë qytet.

Sipas policisë, kjo bie në kundërshtim me Aktin Normativ për masat për parandalimin e pandemisë. Procedim është bërë edhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në këtë aktivitet. Sipas policisë, sanksionet parashikojnë gjobe deri ne heqjen e lejes se drejtimit deri në tre vjet.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe të distancimit social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here