“Sa turp…”, këngëtari Dashnor Diko ndaj Spiropalit: Artisti nuk i ka duart e përlyera me krime dhe grabitje pronash

0
816

Pas reagimit të Alberije Hadergjonajt, një reagim i menjëhershëm ka ardhur edhe nga këngëtari Dashnor Diko i cili i është kthyer keq ministres Elisa Spiropali, e cila i ka cilësuar trushpëlarë, aktorët që kanë kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Diko përmes njëpostimi në rrjetet sociale e konsideron një turp deklaratën e Spiropalit dhe thotë se ministrja nuk e di që një artist gëzon më shumë duartrokitje se një politikan.

Sipas Dikos, artistët nuk i kanë përlyer duart me krime dhe grabitje pronash, por lëvizin të lirë në çdo vend.

“Sa turp, e pa imagjinueshme kur ndegjon nje femer te ofendoje Atistet, e di kjo zonjush qe artistin nuk e ben partia por ja ka dhuruar ate talent ai lart? E di kjo zonjush qe nje artist gezon me shum respekt sesa nje politikan?

E di kjo zonjush qe pasuria me e madhe qe kane artistet jan duar trokitjet? Artistet nuk i kan perluer duart me krime dhe grabitje pronash por levizin te lire ne c’do vend dhe jo si disa politikane qe mbajne nje tufe shoqeruesish nga pas sepse i ndjek frika hap pas hapi per gjith pislliqet dhe pa drejtesite qe i kan bere ketij populli… sa turp“, shkruan Dashnor Diko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here