“Shkoj apo jo në Dibër, kjo ka pak rëndësi”, Beqaj bën autogol në Kuvend, merr meritat dhe për Covidin

0
131

Deputeti socialist, Ilir Beqaj, ka befasur me një deklaratë të tij, teksa iu përgjigj akuzave të kolegëve opozitarë në Kuvend, të cilët thanë se ai nuk shkonte asnjëherë në zonën e tij elektorale, duke i braktisur zgjedhësit.

Beqaj tha se është me fat që është deputet i Qarkut të Dibrës dhe nuk ka fare rëndësi nëse shkon apo jo atje, ndërsa shtois e rëndësishme është që Dibra është më pak e prekur nga pandemia e koronavirusit, edhe pse duhet thënë se në këtë pikë vetë ai nuk ka asnjë lloj merite.

“Kam fatin e madh të jem deputeti i Qarkut të Dibrës, në një kohë kur pas 30 vitesh po ndërtohet rruga e Arbërit, duke e bërë këtë një realitet të ri. Shkoj apo jo në Dibër, ka shumë pak rëndësi. Rëndësi ka që sot Qarku i Dibrës është më pak i prekur nga pandemia e kòronavirusit. këtu askush nuk vjen me emër individual. Këtu ka 30 vjet parlamentarizëm dhe unë kam eksperiencën time modeste me 10 vjet”, tha Beqaj.

Më herët ish-ministri propozoi uljen e pagave për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, deklaratë që shkaktoi mjaft de.bat, dhe që nga e cila u distancuan dhe vetë socialistët. (E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here