Si kurrë më parë, Arabia Saudite plotësisht e izoluar për Bajram

0
68

Si kurrë më parë, Arabia Saudite do të izolohet plotësisht gjatë festës së Bajramit, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ministria e Brendshme deklaroi se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fiter-Bajrami, deri më 27 maj, kur edhe përfundon.

Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe zakonisht festohet me vizita të familjarëve tek njëri-tjetri.

“Deri më 23 maj, aktivitetet ekonomike do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 5 të pasdites”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Sipas shifrave zyrtare, Arabia Saudite ka 43,000 persona të infektuar dhe 264 viktima nga koronavirusi.

Në muajin mars, autoritetet kanë anuluar pelegrinazhin Umrah, në vendet e shenjta islame, por nuk kanë marrë ende vendim për pelegrinazhin e Haxhit, i cili këtë vit i bie në fund të korrikut.

Vitin e kaluar, rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota kanë udhëtuar në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Haxh./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here