Skandal/ Drejtuesja e Komitetit të Koronavirusit do votojë për shembjen e Teatrit

0
123

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar me paturpësi se të hënën do bëhet mbledhja e Këshillit Bahkiak për të mundësuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në media është publikuar dokumenti ku edhe bie ne sy se në mesin e anëtarëve të këtij këshilli, që pritet të vendosin me votë për prishjen e ndërtesës ikonë të Tiranës do jetë edhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli (Kapisyzi).

Paradoksal është fakti se Rakacolli është drejtuesja e Komitetit Teknik për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Emri i saj u bë publik nga kryeministri Edi Rama pas shumë insistimesh nga media dhe opozita.

Ndaj edhe fakti se një zëvendësministre drejton një task-forcë ekspertësh, u prit me kriticizëm.

Ajo do jetë pjesë e grupit që do ngrejë kartonat për të votuar një nga vendimet më skandaloze në historinë e Tiranës si kryeqytet dhe në historinë e gjithë Shqipërisë.

Vendimi po përshpejtohet dhe po merret në momente kur vendi ndodhet në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit ndërsa qytetarët e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpitë pasi në të kundërt rrezikojnë të gjobiten.

Burimi: JOQ Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here