Takim me LSI-në, Liçaj: Rikonfirmuam marrëveshjen, do na ndihmojnë me njerëz

0
73

Nertian Liçaj, pas një mbledhje me përfaqësuesit e LSI-së, deklaroi se u rikonfirmua marrëveshja për teatrin mes Aleancës dhe opozitës, e cila u nënshkrua nga  Lulzim Basha më 25 korrik të 2019.

“Ne rikonfirmuam të gjitha pikat që kishim patur me opozitën që më 25 korrik. Ata do vijnë të na ndihmojnë me njerëz. Kot e kanë ne aty do jemi. E dinë që nuk hajnë pykë. Hajdeni përplasemi, hajde këtu. Në vend të merren me pandeminë, çfarë pallaçollëku duan të prishin Teatrin. Ku e ka unitetin ndaj armikut. Edhe thirrjet i kanë mjerane. Njerëzit janë në pikë të hallit ky e ka mendjen të prishë Teatrin që të marrë lekë. Ramës nuk i uroj vdekjen, por edhe kur të vdesë do nxjerrë dorën nga arkivoli të të marrë 5 mijë lekëshin.”– tha Neritan Liçaj.

Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave mori vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Ditën e nesërme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të diskutohet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

J.V/Dosja.al 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here