Zaimina Vasjari publikon foton e rrallë, ja si dukej këngëtarja e vogël

0
148

Në ditën e lindjes së motrës së saj, Beliolës, këngëtarja Zaimina Vasjari ka gjetur rastin të ndajë me ndjekësit një foto të rrallë nga fëmijëria e saj.

Ajo ka uruar motrën me një pozë të vjetër të tyren, të shkrepur shumë vite më parë.

Dy motrat shfaqen në moshë të vogël, teksa kanë pozuar krah njëra-tjetrës të veshura me fustane.

Megjithëse Zaimina nuk ka vendosur emra në foto, mund të dallohet qartë se cila është këngëtarja për shkak të tipareve që i ruan edhe sot.

Beliola i ka hedhur dorën mbi supe Zaiminës, ndërsa kjo e fundit ka pozuar serioze para kamerës.

“Pranë njëra-tjetrës ose milje larg, motrat do të jenë gjithmonë të lidhura nëpërmjet zemrës. Gëzuar ditëlindjen!”- janë fjalët e këngëtares në foton e rrallë nga fëmijëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here