‘Është pasuri, turp…’ Florjan Binaj reagon ashpër ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak

0
64

Vendimi për shembjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, i miratuar në fshehtësi ka irrituar dhe aktorin e njohur të humorit Florjan Binaj.

“Ndërto një teatër të ri, pa prishur të vjetrin”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram.

Një propozim si i Florit, që e kemi parë si ide edhe nga disa artistë, nuk janë marrë parasysh nga Bashkia.

Binaj gjithashtu ka publikuar dhe një pjesë të dokumentit të nënshkruar nga Këshilli Bashkiak.

Ai ka nënvizuar pjesën ku Teatri cilësohet si “pasuri”.

“E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është pasuri. As popujt e pasur nuk prishin pasuritë! Turp!”, ka shtuar më tej Flori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here