“Jemi gati të përleshemi”, aktorja tregon si do veprojnë nëse mbërrin fadroma tek Teatri Kombëtar: Ky vend qeveriset nga kriminelë…

0
164

Aktorja Adriana Tolka është shprehur se ata janë të vendosur edhe të përleshen, në rast se në zonën e Teatrit Kombtar vjen fadroma për ta shembur.

Në një prononcim për mediat, Tolka shprehet se ky vend qeveriset nga kriminelë dhe aktorët janë të përgatitur për më të keqen.

“Ne presim një përshkallëzim të situatës. Jemi të përgatitur. Duke qenë se ky vend qeverisët nga kriminele ne jemi të përgatitur për më të keqen. Nëse vjen fadroma këtu do të ketë përleshje. Ne jemi betuar që do të rrimë këtu,”- tha ajo.

Bashkia e Tiranës mori dje vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të firmosur nga kryetari i Këshillit Bashkiak Toni Gogu, bëhet me dije se është miratuar shembja e godinës së ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë. Pas këtij vendimi në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta artistëve e mbështetur dhe nga Partia Demokratike. Mbrëmë në këtë protestë ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. Ndërkohë sot artistët kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinerët që firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godinës. Ndërkohë është proceduar për hrë të dytë, kryedemokrati Lulzim Basha, me 39 protestues të tjerë, pas protestës së zhvilluar.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here