Kryemadhi kërcënon Ramën dhe Veliajn: Në qoftë se derdhet një pikë gjaku, paguhet shtrenjt

0
84

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka kërcënuar sot Edi Ramën dhe Erion Veliajn, duke thënë se ata nuk mund të shembin dot Teatrin Kombëtar.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kryemadhi tha se nëse preket një fije flokue e një qytetari dhe derdhet një pikë gjaku, do të paguhet shumë shtrenjt.

Në qoftë se preket një qime e një personi, ju them që është kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erjon Veliaj. Ju them edhe një herë. Teatri nuk ka kompromis. Në qoftë se derdhet një pikë gjaku bie nëatë shesh, është kokë më kokë me Edi Ramën dhe Erjon Veliaj. U lodhëm duke folur për demokraci dhe u lodhëm me propagandë”, u shpreh Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here