“Mortja që s’të ha dhe nuk ju ha. Debila”- Kitaristi i njohur revoltohet pas kërkesës së ministres së Qeverisë, që artistët të punojnë në ndërtim

0
125

Kitaristi i njohur, Bledar Sejko ka shprehur revoltën e tij, pas deklaratës së ministres së Financave, Anila Denaj se artistet e ndryshem, këngëtarët dhe profesionistët e këtij sektori duhet të angazhohen në sektorin e ndërtimit, pas krizës së krijuar nga koronavirusi.

Por me tone të ashpra kitaristi i njohur me pseudonimin “Qepa” thekson se këngëtarët dhe aritëstët s’janë profesionist të ndërtimit, ndaj propozimin e ka quajtur të pakuptimtë.

Sejko thekson se në rast se angazhohen persona jo të fushës në ndërtim, atëherë rreziku që një tërmet i radhës të shkaktojë dëme është shumë i lartë.

“Miq dhe mikesha artiste, muzikante, aktore, regjizore, kineaste, humoriste, valltare, sportiste etj etj se nuk ka fund lista e sektoreve te artit dhe kulturës, sektori ndërtimit ka nevoje për punëtorë, sipas kësaj i bie që:

Ne duhet te harrojmë profesionet, shkollat, studime, karrierën dhe një jete te tere nëpër skenat, brenda dhe jashtë vendit, ku me qindra artiste na kane nderuar neper skenat botërore, dhe qe fatkeqësisht disa janë kthyer qe te bëjnë artin ne atdheun e tyre, tani duhet te merren me ndërtime, dhe pastaj kur bie tërmeti radhes ( largqoftë) na bën me rrafsh se çfarë beri ky i nëntorit, se do futen jo profesioniste i bie ne fushën e ndërtimit.

Ahhh mortja që s’të ha dhe nuk ju ha, mjere populli e mjere ne që merremi me ju debila. No comment”, theksoi Sejko.

Reagimit të tij iu bashkua sot me ironi dhe këngëtari Elton Deda, i cili ka thënë se po e mendonte seriozisht të punonte në ndërtim, duke falënderuar ministren Dedaj.

Bledar sejko statusi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here