“Një nga shtatë veprat më të rrezikuara”- ‘Europa Nostra’ reagon për shembjen e Teatrit Kombëtar: Vendimi i paligjshëm!

0
91

Në një reagim në rrjetet sociale, organizata e njohur, “Europa Nostra”, e konsideron të paligjshëm vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në postim, thuhet se godina mbrohet nga ligji si dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.

“Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Evropës. Kjo është arsyeja përse ne kundërshtojmë propozimin e paligjshëm për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.

Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”- thuhet në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here