RREGULLAT E REJA PËR FUNDJAVËN/ RAMA: NGA E HËNA GJITHÇKA E HAPUR ME PËRJASHTIM TË KËTYRE AKTIVITETEVE

0
482

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, me qëllim bërjen publike të rregullave të reja të situatës së COVID-19 për fundjavën. “Lëvizja e numrave nëse do vazhdojë të jetë kështu, do jetë problem! Në këtë situatë, në këtë fazë, secili prej nesh është vendimtarë.

Sjellja në raport me rregullat është deçizive, se në kushtet e hapjes nuk është cështje ekskluzive e policisë, task forcave”, shkruan Rama. Kjo dalje për mediat vjen pas një rritje të numrit të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.

Rama: Këtë verë më shumë plazhe publike, pa shezlonge e salltanete! S’do iu dalë njeri me hu në dorë ‘ronë e nxanun’

Çdo e keqe e ka një të mirë! kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë verë do të ketë më shumë plazhe publike se private.

“Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët apa iu dalë përbapa një njeri me hu në dorë që kjo është ‘ronë e nxanun’. Por duke zgjedhur hapësirën në palzhin publi. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve”, tha Rama.

Të kërcasin dasmat? Rama: Për çfarë do martoheni që ta kaloni muajin e mjaltit me ventilator

Është ende larg dita kur do të lejohen dasmat. “Cfarë të bëjmë me dasmat? Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat, për cfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri tjetrit?” tha Rama.Rama: Me 1 qershor planifikohet hapja e çerdheve dhe kopshteve! Shefat e komisariateve të mos ‘mbyllin sytë’ para shkeljeve
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është planifikuar që në 1 qershor për ditën e fëmijëve, të hapen çerdhet dhe kopshtet, por mbetet për t’u parë shifrat se si do të lëvizë kurba. Ndërkohë, ka pasur një paralajmërim edhe për shefat e komisariateve.

“Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave. Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh, parmbrëmë Liqeni kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 07:00. Tiranë është zonë e kuqe, u shkarkua shefi i komisariatit. Thirrje këtyre shefave nuk duhet të bëjnë tolerancë, apo lëre më të mbyllin sytë. Nuk është çështje ngjyrash e kuqe, jeshile… “, tha Rama.

Rama: Turizmi këtë vit i shqiptarëve! Transporti? S’do i vendosim virusit autobus në dispozicion

Transporti do të kërkojë të paktën edhe disa javë për t’u hapur. Edi Rama tha se ky sezon turistik do të jetë i fokusuar vetëm te shqiptarët kudo që ndodhen.

“Ju e dini si janë kushtet në furgona dhe autobusë është si të vendosësh autobusë dhe furgonë në dispozicion të virusit. Po punojmë për një strategji, që është edhe një reformë në transportin publik. Durim se ende nuk jemi aty, është problem i madh.

Europa ka thënë se do të hapet në 15 (qershor), disa vende do i hapin më shpejt, ne duam që brenda majit të hapim rrugët për shqiptarët, kam parasysh të Shqipërisë, të Kosovës dhe kudo që jetojnë edhe në funksion të turizmit. Turizmi këtë vit do të jetë i shqiptarëve. Po të sillen pak, jo shumë si suedezë që të zbatojnë ato rregulla që i dini”.

“Unë i pari dua të jemi, por është përgjegjësi për të balancuar hapjen graduale me mbrojtjen. Brenda majit ne do i hapim më në fund kufijtë për shqiptarët që duan të vijnë në Shqipëri. Më vjen shumë mirë që është realizuar zotimi, që e pra nuk do të gjobiten ata që ishin me 90 ditë në Greqi, mund të ketë ndonjë rast sporadik, dhe e dyta tanimë autobusët e punonjësve sezonalë në Greqi kanë filluar të shkojnë. Puna e tyre nuk është goditur“.

Rama: Deri tani janë paguar 7.5 mld lekë të reja për pagat e luftës! Askush nuk do mbetet pa e marrë

Kryeministri Edi Rama ka folur me gjuhën e shifrave duke thënë se deri më tani janë dhënë 7.5 mld lekë të reja që kanë shkuar për të paguar pagat e luftës për punëtorët që u prekën nga mbyllja e bizneseve për shkak të COVID-19.

“Ka probleme me pagat për bizneset. Një pjesë e vogël, kanë aplikuar dhe kanë shkruar gabim nr e llogarisë, procesi i korrigjimit kërkon kohën e vet. Ka edhe persona që nuk kanë aplikuar fare, nuk di nga e presin. Ua kërkojnë Tatimet “hajde aplikoni”. Kam dëgjuar komente dhe fjalë boshe të këtyre ventilatorëve mediatik se ne i hapkemi bizneset për të mos paguar. ne po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë për të paguar pagat e luftës edhe për ata që janë në punë. kategoria e pagës së parë, që ende tani nuk është në punë janë vetëm baret dhe restorantet. Ato lokalet që janë biznes i vogël do të hapen ditën e hënë dhe do të vazhdojnë të paguajnë. Të gjithë do të marrin atë që i takon, askush nuk mbetet pa e marrë. S’ka rëndësi nëse u hap, po kthehet normaliteti. Do i qëndrojmë angazhimit tonë. Janë 7.5 mld lekë të reja të paguara që kanë shkuar në arkën e familjeve dhe do të vazhdojmë se paketa ka ende një pjesë të financës në dispozicion për ta shpërndarë”, tha Rama.

Gjobat për Bashën, Rama: Ajo që bëri e tmerrshme, i papërgjegjshëm, mos e merrni shembull

‘Lulzim Basha nuk është shembull për t’u marrë’. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama pas dy gjobave që mori kryetari i PD-së, pasi shkeli rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit me takimin politik në Durrës dhe pjesëmarrjen në grumbullimin te teatri kombëtar mbrëmjen e djeshme. Ligji është i barabartë dhe do të funksionojë njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe Bashën, tha Rama.

“Jemi akoma në kushtet e rezistencës, unë mendoj se ne do të duhet të jemi në këto kushte dhe të kemi hapje të kombinuar dhe masa edhe për një periudhë, nuk është më faza 1, është faza 2, por në të gjithë botën ka kufizimet e veta. Sot kryeministri i Malit të Zi kishte thirrur një diskutim online, transporti publik dhe turizmi janë dy dilemat e mëdha që kemi. Nuk e imagjinojmë një sezon pa turistë, por duhet të jemi të qartë se nuk do të jetë si vitet e tjera, do të duhet të pranojmë disa kufizime që në kushte normale janë absurde. Nuk mundet që për hir të 15 ditëve plazh të mbushim spitalet dhe të biem në gropë. Nuk mundemi që shkojmë në një rimbyllje totale. Nuk mund ta bëjmë me duart tona absurde ndonjëherë. Është e tmerrshme nga edukata.

Ajo që ndodhi me kryetarin e PD-së në Durrës dhe mbrëmë në të ashtuquajturin shesh të mbrojtjes së identitetit kulturor është përtej cdo lloj konceptimi që të ndodhë. Ka një ligj dhe janë të gjithë gjërat me ligj njëlloj për të gjithë, që do të funksionojnë edhe për kryetarin e PD-së dhe të gjithë. Këtu problemi është cfarë pasojash mund të kemi nga këto grumbullime dhe sjellje të papërgjegjshme, prandaj mos merreni shembullin e kryetarit të PD-së. Mund të jeni në simpati të plotë me temat, por në asnjë mënyrë me sjelljen e tij në cdo aspekt. Nuk e bën kërkush në botë, një person që ka përgjegjësi publike” tha ai.

Rama: Ja pse mbeten ende në fuqi fashat e orareve në zonat e kuqe

Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi “live” u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin “pse vijojnë ende të mbeten në fuqi fashat e orare, sikur koronavirusi nuk infekton me orar”. A ka sqaruar se e gjitha kjo bëhet për të dekurajuar lëvizjet e kota.

“Do të mbetemi besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra. Komiteti i ekspertëve sheh numrat, dhe modeli i zonat e të kuqe nuk bazohet vetëm të numrat, por dhe të shumë të tjera. nuk është çudi që një zonë e gjelbër të rikthehet e kuqe, por edhe e kundërta. Pak hapemi, se këto numra janë prodhuar nga ndikimet e 10-12 ditëve të fundit, jo të 5-6 ditëve të fundit. Pak hapemi dhe numrat fillojnë të rritet. Kjo është reale, nuk është një lojë,një farsë. Në kushtet e zonës së kuqe do vazhdojmë të kemi kufizime. Më pyesin pse mbahen fashat e orarit…ato kanë rol në dekurajimin e daljeve të tepërta që nuk janë të domosdoshme. Nëse nuk kemi fashën orare, i bie që në një zonë të kuqe si në një zonë të gjelbër, baret të jenë hapur. Kufizimi i daljeve në fundjavë është dashur dhe duhet për këtë”, tha Rama.

Rama: Nga e hëna gjithçka e hapur me përjashtim të këtyre aktiviteteve

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nga e hëna do të ketë një hapje tërësore me përjashtim të transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore. “Vijon të lexoj sojin e papërgjegjshëm, që ky është grip, që kjo është kot, nuk ka asgjë, njëri sot, shkruante se po tani, po bëhet për protestat. Këto broçkulla ju lutem ti lëmë, ti referohemi shkencës dhe burimeve zyrtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, që janë hapur të gjithë.

Ne nga e hëna përvec transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do të ketë asgjë mbyllur. Hiq transportin publik, që është problemi i madh në këto kushte, por nuk e hapim ende. Hiq edhe baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, palestra, teatro, kinema, club-e nate apo lokale lodrash për fëmijë, gjithë tjetër do të jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here