Shefi i kuzhinës reagon ashpër ndaj qeverisë: Fantazmat e koronavirusit do shkelin deri në 17:30?

0
137

Renato Mekolli, kuzhinieri i njohur për publikun shqiptar ka pakënaqësi për masat e qeverisë në lidhje me situatën e shkaktuar nga korònavirusi. Duke nisur nga dita e hënë do të ketë hapje të bareve dhe restoranteve, por shefi i kuzhinës thotë se orari i lejuar nga qeveria, deri në 17:30 është i papërshtatshëm.

Sipas tij, askush nuk i frekuenton restorantet në këtë orar. Në një shkrim të publikuar në Instagram, shefi i kuzhinës që zotëron një restorant ka ironizuar qeverinë duke thënë: “Hapni restorantet mo me orar të plotë se po lini nam! Kush do shkeli deri në orën 17:30? Apo fantazmat e kòronavirusit?”.

Në komunikimin live në rrjete sociale, Rama sqaroi se në zonat e gjelbra nuk do të ketë më lëvizje sipas fashave orare, ndërsa në zonat e kuqe do të vazhdojë kufizimi. Kështu, nga 18 maji do të hapen të gjitha aktivitetet përvec transportit publik, palestrave, qendrave sportive të mbyllura, teatrove, klubeve të natës dhe kinemave.(A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here