Shpërthen Olti Curri: Spiropali dhe Veliaj qentë e Ramës, me qafore prej floriri! Duan të marrin Teatrin me çdo kusht!

0
202

Blogeri i njohur, Olti Curri, ka reaguar lidhur me planet e Ramës dhe Veliajt për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Curri shprehet se Rama është urdhëruesi, ndërsa Veliaj dhe Spiropali janë vegla të tij.

Vrāsesi i vertete i Teatrit, eshte Edi Rama, dy atentatoret qe po ngrene armen kunder tempullit te fjales shqip, jane dy zagaret e zgjebosur Erion Velenia dhe Elisa Spiropalla, te cilet nuk do te behen kurre qen rrace behen edhe pse qaforen e kane blere prej floriri.

Teatri eshte keshtjella e fundit qe i jep krìmineleve antishqiptare statusin e pronareve te Shqiperise. E para ishte fjala, dhe prej kohesh Teatri, tempulli i fjales ka qene sfida e Rames per te nisur rrembimin e territoreve te perbashket (po rrembeve fjalen i pushton lehte te tjerat), por artistet heronj ja kane veshtiresuar grabitjen dhe ende po ja veshtiresojne ndaj ai ka vazhduar te rrembeje gjithçka nga prona publike, por me mendimin fiks tek Teatri dhe toka qark Teatrit.

Pa Teatrin pushteti dhe kontrolli i Rames dhe kelyshve te tij nuk eshte i plote mbi Shqiperine dhe shqiptaret, ndaj Teatri duhet marre me çdo kusht. Por Teatri ka shpirt, tashme ka edhe gjāk, duar, kembe, ze per te thirrur shqiptaret qe nuk pranojne skllāveri per tu bashkuar”, shkruan Olti Curri. 

Në një reagim në rrjetet sociale, organizata e njohur, “Europa Nostra”, e konsideron të paligjshëm vendimin e Bashkisë së Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në postim, thuhet se godina mbrohet nga ligji si dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët.

Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Evropës. Kjo është arsyeja përse ne kundërshtojmë propozimin e paligjshëm për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë ndërtesat më të rrezikuara të Evropës. Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”- thuhet në reagim.

Këshilli Bashkiak ka marrë vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar, me një procedurë ende të paqartë.

Opozita është zotuar se do ta mbrojë godinën e Teatrit dhe nuk do të lejojë shembjen e saj.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka depozituar një padi të re në Gjykatën Kushtetuese, për të ndalur shembjen e kësaj godine.

Presidenti u shpreh se i takon vetëm Gjykatë Kushtetuese të shprehet lidhur me këtë çështje.

Sovraniteti për çështjet të tilla duhet t`u takojë të gjithë qytetarëve dhe përderisa ky unitet mishërohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në parimet themelore të parashikuara prej saj, atëherë i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur përfundimisht mbi këtë çështje dhe asnjë institucioni tjetër” tha Meta.

Presidenti deklaroi se ka pritur reflektimin e kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, lidhur me këtë çështje, por nuk ka parë asnjë tërheqje nga ideja e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Qëndrova në pritje të reflektimit të institucioneve përkatëse dhe kam ndjekur reagimet publike qoftë të kryetarit të Këshillit të Ministrave, ashtu dhe të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Këto dy autoritete përgjatë kësaj jave kanë reaguar publikisht duke shfaqur hapur se qëllimi i tyre politik dhe i unifikuar është i qartë, se nuk tërhiqen nga vullneti për shembjen e godinave të kompleksit ekzistues të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re në truallin e tij“, tha Meta.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here