Çfarë po ndodh te Teatri? Basha niset me urgjencë, në celularët e demokratëve shkon SMS-ja e papritur

0
156

Krye i PD Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Teatrit Kombëtar. Newsbomb.al mëson se në celularët e demokratëve ka mbërritur një SMS e papritur që ju kërkon të mblidhen menjëherë.

Sekretari Organizativ i PD kërkon që të gjitha struktuarat e larta të partisë të mblidhen me urgjencë te sheshi përpara Teatrit Kombëtar. Newsbomb.al ka siguruar dhe përmbajtjen e mesazhit, si më poshtë:

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar! Me porosi të Krytarit duhet të merrni masa për të ardhur tek Teatri tani. Aleanca ka bërë thirrje për mbështetje. Kryetari Basha është nisur për tek Teatri”, thuhet në mesazh.

Nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh te Teatri Kombëtar por pak më parë aty ka mbërritur papritur dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë të tjerë. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme aktivistët kanë kërkuar prezencën e sa më shumë qytetarëve sepse sipas tyre fadromat e IKMT do të zbarkojnë sonte atje për të shembur godinën e TK. /NEWSBOMB.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here