“E paç faqen e zezë”, gazetari për Arben Derhemin: Në krye të një peticioni tùrpi, prej teje e përqafova kauzën e Teatrit

0
151

Arben Derhemi është një nga aktorët e parë që kanë dalë në protestë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që emri i tij qëndron në krye të listës së peticionit për shembjen e tij. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari, Taulant Kopliku i cili shkruan se Derhemin e kishte pasur motiv për të përqafuar kauzën që mbronte.

“Thuajse e adhuroja perfomancen e tij ne ato dalje per MOS-Prishjen e Teatrit Kombetar. Ishte lider absolut i nje levizjeje te paster i cili pas pazarit qe beri u fsheh per disa muaj”, shkruan Kopliku.

Postimi i plotë i Koplikut në Facebook: Arben Derhemi. Emri i tij ne krye te nje peticioni tùrpi.
I thirrur me urgjence ne kauze nga monstra e Tiranes. A e dini pse e kam me te ekskluzivisht? Sepse ka qene artikulimi i tij dhe sqarimi i detajuar qe bente asokohe, te cilat me dhane shtyse te perqafoj kete kauze.

Thuajse e adhuroja perfomancen e tij ne ato dalje per MOS-Prishjen e Teatrit Kombetar. Ishte lider absolut i nje levizjeje te paster i cili pas pazarit qe beri u fsheh per disa muaj. Fiku edhe telefonin, duke lene te zhgenjyer ata aktiviste idealiste te cilet dilnin çdo dite pa as me te voglin interes, vetem e vetem qe te viheshin krah artisteve, krah artit. Paç faqen e zeze!

Para disa orësh, u publikua lista me 60 artistë të tjerë, të cilët thuhej se kishin bërë një peticion ku i bënin thirrje krerëve të shtetit duke i kërkuar Presidentit Meta dhe kryedemokratit Basha që të mos e pengojnë teatrin e ri. Deri tani, dy artistë e kanë përgënjeshtruar Bashkinë e Tiranës. Ata janë Kozeta Kurti dhe Aleks Seitaj, të cilët thonë se nuk kanë firmosur asnjë dokument.(A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here