Harroi kamerën hapur, biznesmeni bën dush në sy të presidentit (Video)

0
119

Një biznesmen nga Brazili ka lënë aksidentalisht hapur kamerën e kompjuterit teksa ishte pjesë e një video-konference me “Zoom”. Ai ka filluar të bëjë dush duke mos e ditur që të gjithë kolegët e tij po e vështronin të habitur.

Mbledhja ishte organizuar nga presidenti i Federatës së Industrisë së San Paulos, Paulo Skaf. I pranishëm ishre dhe presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro i cili ka pikasur burrin që po bënte dush. Ai ka ndërprerë fjalën e organizatorit duke u shprehur: “Paulo, është një koleg aty në katrorin e fundit. Ai u largua, është mirë?”

“Është një burrë që po bën dush aty, lakuriq”, tha shefi i federatës. “Për fat të keq e pamë. Ishte një pamje tronditëse, por e pamë, fatkeqësisht”, ka replikuar sërish Bolsonaro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here