“Më ka ardhur në majë të hundës”, Bujar Qamili zbulon cilin projekt nuk e duron dot gruaja e tij

0
165

Pándemia e kòronavirusit i izoloi të gjithë në shtëpi, por disa e shijuan qëndrimin me familjen. Pjesë e tyre është edhe Bujar Qamili, i cili e ka shfrytëzuar për të qëndruar me djalin dhe kanë kënduar disa herë së bashku. Në një intervistë për “Pasdite me Xhaxhiun”, duke përdorur notat e humorit, këngëtari shkodran tregoi cila këngë e tij i ka ardhur në majë të hundës bashkëshortes.

“Kjo pati të mirën e vet se kemi qëndruar në shtëpi gjatë gjithë kohës. Kam patur djalin, ju e dini që ka mbaruar për muzikë, për kitarë. Është pedagog në shkollë të muzikës, ka ardhur ndonjë herë me kitarë, kemi kënduar ndonjë këngë, kemi bërë ndonjë gjë të bukur. Biles në një moment që po këndonim një këngë bashkë, një baladë, ndërhyn gruaja dhe thotë, Gjithcka këndoni, vetëm atë këngën ‘Kur më rri karshi karshi’, mos e këndoni se më ka ardhur në majë të hundës”, thotë Bujari.

Ndërkohë, këtë periudhë e ka shfrytëzuar për të nxjerrë dhe seleksionuar disa fotografi që kishte vite që nuk i hapte. Në përfundim të situatës dhe në momentin që do të hapen kufijtë, do të bëjë një udhëtim drejt Belgjikës ku do të realizojë një koncert.

(A.M/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here