Pa maskë dhe doreza, Taulant Balla shkel ligjin në Vlorë, çel sezonin turistik i rrethuar nga 12 persona (FOTO)

0
104

Pesë ditë më parë qyteti i Vlorës çeli sezonin turistik, pavarësisht situatës së pazakontë nga Covid-19.

Në çelje të sezonit ishin pjesëmarrës kryebashkiaku Dritan Leli dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilët treguan masat e vendosura në kuadër të pandemisë.

Mirëpo ndryshe nga çfarë mund të pritej, ky i fundit ka shkelur ligjin pasi gjatë intervistës së dhënë ka qenë i rrethuar nga 12 persona, duke mos respektuar distancimin social dhe pas asnjë masë mbrojtëse si doreza apo maskë.

Ndërkohë është vënë re që gjatë kohës që Balla jepte intervistën, pas tij zhvilloheshin aktivitete të ndryshme në bregdet dhe çdo gjë ishte si në normalitet duke mos u ndikuar fare nga pandemia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here