Shpërthen Neritan Liçaj ndaj Veliajt: Moj zuska histerike e bashkisë, po të dalin gënjeshtrat në shesh…

0
192

Aktori Neritan Liçaj, ka shpërthyer ndaj Erion Veliajt, duke folur nga shehi i Teatrit Mbrëmjen e sotme, pas sinjaleve se Teatri mund të shembej.

Duke folur për SyriTv, Liçaj tha se gënjeshtrat e Velaijt po demaskohen. Ai shpjegoi se nga ka ardhur sinjali se Teatri mund të shembej mbrëmjen e sotme.

“Disa burime që janë jashtë, na kanë thënë se janë parë dy fruoristrada të INUK. Kemi sinjalizime, që pritet të sulmojnë.

Ne kemi njerëz në të gjtihë institucionet që na lajmërojnë. Kur ke te bësh me një shtet rrugaç, që funksionon si hajn, që shohin policët si spiunë, cfarë shteti është ky?

Janë aq rëndë, sa në 2018, ky kryetar Bashkie i pavotuar dhe i paligjshëm, e ktheu vëmendjen nga ligji special Fusha, në këtë tallavanë kush u shit etj. E hoqi vëmendjen nga shkelja e Kushtetutës.

Pas 24 korrikut, kur na sulmoi policia, kryeministri i rraskapitur i Surrelit, filloi ta bënte tek faqja e vetë. Një degradim përfundimtar.

Tani, Veliaj bën të njëjtën gjë. Por, është aq budallackë, sa në këto dy vjet ka kaluar një proces dhe qytetarët kuptojnë. Moj histerikja e Bashkisë. Ja dalin këto gjëra, që të hedhin në tokë, del bllof. Kur gënjen me një emër si Bert Ndrenika, kur ka për borxh të përbaltë një njeri të adhuruar nga gjithë Shqiëpria, imagjino cfarë bën me të tjerët, i shkel me këmbë“, tha Liçaj.

Pas sinjalizimit nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pranë sheshit të Teatrit, ka mbërritur kryetarja e LSI-së dhe përfaqësues të opozitës, të cilët janë zotuar se do të mbrojnë godinën.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here