VIDEO/ Kryemadhi kap ‘mat’ burrin e ish-ministres Kombaro live: Mbështesni shembjen e Teatrit se vëllai juaj do vijë shef që nga Vlora

0
189

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka denoncuar mbrëmjen vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke e quajtur atë një dokument të falsifikuar nga kryetari i këshillit Toni Gogu.

Ajo tha për emisionin ‘Kapital’ nga Teatri live se kur kishte mbërritur te aktivistët, ata i kishin thënë se vëllai i tij kishte ardhur nga Vlora për t’u bërë shef arti.

“Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur shef arti te Teatri Kombëtar nga Vlora”, i tha Kryemadhi moderatorit  Aleksandër Furxhit, i cili është dhe bashkëshort i ish-ministres aë Kulturës, Mirela Kumbaro. Ndërkohë, deklarata e Kryemadhit me sa duket e ka gjetur të papërgatitur moderatorin i cili tha se duhet ti linte mënjanë debatet personale.

Pjesë nga biseda:

Furxhi: Zonja Kryemadhi një opërgjigje të shkurtër dhe për kuriozitetin e publikut. Ju këto fakte që po denonconi për xotin Gogu i zbuluat vetëm dje? Pse nuk i keni thënë më përpara?
Kryemadhi: Po dje e firmosi
Furxhi: Po ju pyes, se ju po flisni për të kaluarën e tij, por pse të kaluarën e tij po e zbuloni dje dhe sot?

Kryemadhi: Ju e dini shumë mirë që kur shqiptarve u del përpara syve kujtohen për ty. Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur “shef arti” te Teatri Kombëtar nga Vlora.
Furxhi: Nuk ka lidhje…
Kryemadhi: Nuk e di a është e vërtetë apo jo. Po ka lidhje ka. Këta janë shqiptarët, ata i thonë gjërat. A po e mbron Mirela Kumbaro, bvashkëshortja juaj, shembejn e Teatrit Kombëtar sepse vëllai i Sandrit do vijë shef arti te Teatri Kombëtar.
Furxhi: Po nuk ka lidhje
Kryemadhi: Kjo është Shqipëria, është shumë e vogël.

Faxweb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here