Foto e trishtë/ Edi Rama dhe Erion Veliaj shembin brutalisht Teatrin Kombëtar

0
86

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998. Nëpërmjet shërbëtorit të tij në Bashki, ai ka shembur në orët e para të mëngjesit, godinën e Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë. Është shoqëruar në polici edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Përfaqësues të opozitës kanë mbërritur tepër vonë dhe e kanë gjetur të shembur godinën.

Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte.

/TPZ.al/

Fotot nga godina e shembur:

     

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here