FOTO/ Opozita bëri thirrje për mosbindje civile, ja çfarë po bëjnë qytetarët në rrugët e Tiranës

0
221

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhjetra qytetarë janë bashkuar në protestën e artistëve dhe deklarojnë se do të vijojnë që të rezistojnë deri në rrëzimin e kësaj qeveria që sipas tyre është e paligjshme.

Artistët dhe aktivitët i kanë kërkuar president Ilir Meta shpërndarjen e parlamentit, ndërkohë që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje që shqiptarët mos ta njohin Edi Ramën për kryeministër.

Po ashtu edhe ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile, ndërkohë që janë shënuar edhe incidentet e para në kryeqytet.

Disa persona, për të cilët nuk ka asnjë informacion, kanë rrëzuar kazanët e plehrave në Laprake, në rrugën kryesore që del nga Tirana. Kazanë të mbushur me plehra janë nxjerrë në rrugë, duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here