Erion Veliaj: Edhe 100 herë të tjera do e kisha shembur Teatrin! Më kanë votuar në 30 qershor për këtë

0
61

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht shërbëtor personal i Edi Ramës, është shfaqur në emisionin e Blendi Fevziut, dy ditë pasi shembi Teatrin Kombëtar.

Ai tha se do ta shembte 100 herë të tjera Teatrin dhe se nuk pendohet aspak.

“Edhe 100 herë të tjera do ta merrja këtë vendim. Nuk janë të gjitha vendimet e drejta popullore, por ja shikoni kullën Eifel…”, tha ndër të tjera Veliaj.

Veliaj u shpreh se ka patur mandat për ta bërë këtë veprim, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe e ka premtuar Teatrin e ri në fushatë.

Këtu Veliaj e kishte fjalën për zgjedhjet moniste të 30 Qershorit ku nuk mori pjesë opozita.

I pyetur nga Blendi përse e shembi Teatrin natën “si një veprim prej skuthësh”, Veliaj tha se nuk donte të kishte konfrontime.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here