“Lat nam, e bëre qokën si shokët” E ironizuan për mbrojtjen e Teatrit, Adrola Dushi i kthethet komentueses: Fakti që jam modele, nuk më bën më pak të ndjeshme (FOTO)

0
184

Modelja e njohur Adrola Dushi, sikurse shumë personazhe të tjerë publikë që reaguan ditën e djeshme për shembjen e teatrit, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu zemërimin  për gjithçka ndodhi me Teatrin Kombëtar Shqiptar.

Ajo në postimin e saj ka publikuar një poezi të Gjergj Fishtës, por nuk ka zgjatur shumë dhe dhjetëra komentues e kanë kritikuar për reagimin që ajo bëri mbi Teatrin.

Postimi i Adrolës.

Kështu në komente ndjekësit e saj e kritonin se Adrola ka bërë thjesht një qokë si shumë kolegë të saj apo personazhe të tjerë publikë, pasi profesioni që ajo ushtron nuk ka shumë  lidhje me Teatrin.

Komenti i ndjekeses ne Instagram.

Por sigurisht që nuk ka munguar as replika e Adrolës nga ana tjetër duke shpjeguar se  fakti që është një modele dhe  puna e saj është që merret me sete fotografike, nuk do të thotë se ajo nuk s’është e ndjeshme ndaj një çështje të tillë mbarë kombëtare, pasi Teatri është një istitucion që përket të  gjithëve.

“Te dashur miq, dashamires, familjare, ndjekes te rrjeteve sociale, apo cfaredo qe ju e konsideroni veten ne raport me mua, Une quhem Adrola dhe tashme jam nje personazh publik. Dikush mund ta konsideroje si personazh publik qe nuk e meriton te jem, e dikush me konsideron me vlere, kjo pak rendsi ka. Ama jam nje personazh publik dhe si per mire apo per keq, kam njefare ndikimi apo influence sic preferojme ta quajme me “trendin” e sotshem. Une kam rrjete sociale me ndjekes dhe zgjedh te postoj nga jeta ime personale ku ju me shikoni te gezoj e festoj. Fakti qe vishem, bej makijazh apo bej sete fotografike, nuk me ben me pak te ndjeshme se sa ju.

Une jam ajo qe postoj dhe mbeshtes bisnese sepse ju ma kerkoni, une jam dhe ajo qe shpesh here nuk kam anashkaluar fatkeqesite dhe kam dhene kontributin tim me aq sa kam patur mundesi. Sot jam ajo qe po postoj per nje teater dhe qe eshte nje kauze qe me duket me se e drejte. Ka nga ata qe nuk ju pelqen, ama edhe mua nuk me pelqen qe ju nuk e pelqeni por gjithsesi nuk jam kundra jush. Keto jane zgjedhje shume personale. Une jam nje fanse e madhe e Robert Ndrenikes, dhe nuk ndihem se kam postuar ne ate mase qe kam adhurim ndaj tij. Une jam patriote e Roza Anagnostit, dhe nuk kam postuar mjaftushem me artin qe ajo ka dhuruar (te mendosh qe kam mbeshtetur cdo Mirditor qe me eshte dhene mundesia).

Une jam adhuruese e qindra aktoreve me radhe te teatrit, dhe nuk kam postuar mjaftushem per kontributin qe ata kane dhene. Une nuk ndjej qe kam postuar mjaftushem. Une ndihem keshtu si ndihem, dhe nuk kam pse t’i jap shpjegime askujt, si dhe askush nuk me imponon dot ndjenjat e mia. Sot kam marre komente pozitive, por ato qe me preken jane ato negativet. Jo se nuk kisha marre komente negative, se me punen qe bej e vleresoj kritiken, por u preka se sa pak ne si popull e duam veten! Dhe kur ne nuk duam veten, ta harrojme se do na doje tjetri.

Fort te dashur, uroj te duhemi me shume se sa urrehemi, se nga e gjithe kjo situate qe po kalojme, ky eshte i vetmi mesazh qe kuptoj. ______________ (Per te gjithe ata qe shqetesohen per shkrimin dhe kendimin tim, ky shkrim eshte i redaktuar me te gjitha ndjenjat e mia brenda. )”- ka shkruar Adrola.

A.C/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here