“Qeverisë i ra maska”, Jonila Godole: Koronavirusi u përdor si alibi për shembjen e jashtëligjshme të Teatrit Kombëtar

0
123

Pedagogia Jonila Godole përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas saj, dërgimi i dhjetëra forcave policore pas shembjes së teatrit tregoi se qeverisë i ra edhe maska e ngritur në lidhje me rrezikun e pandemisë.

Godole madje thotë se COVID 19 u përdor si alibi pikërisht për të çuar deri në fund, atë që e quajti, planin antidemokratik dhe të jashtëligjshëm të shembjes së Teatrit Kombëtar.

POSTIMI:

Permes te tjerash sot ra edhe maska e qeverise ne lidhje me Covid-19!

Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem ne emer te “dashurise” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut te padukshem” Corona u bene zero duke derguar mijera forca policie te ndeshen me nje grup aktivistesh ne Teatrin Kombetar, dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve ne nje hapesire te ngushte para Galerise Kombetare.

Ky shqetesim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf ne reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.

Me ane te ketij akti, qeveria tregoi se gjithe masat e marra dy muajt e fundit kane qene thjesht nje alibi. Ato nuk kane pasur si synim mbrojtjen e shqiptareve nga virusi, por shfrytezimin e pandemise per te çuar deri ne fund planin antidemokratik dhe te jashteligjshem te shembjes se TK, mundesisht naten, ne menyre qe diten te kishin kohe per ta qarë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here