DEBAT i ashpër në studio/ Rama përplaset ‘live’ me aktivistin nga Kosova. Gjinoci: Nga ty mësohet si të jesh diktator. Rama: Sa të jem unë kryeministër…

0
241

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Pressing” ka folur për prishjen e Teatrit Kombëtar, në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme. Gjatë fjalës së tij, Rama është përplasur me një aktivist të quajtur Rron Gjinoci, i cili e ka akuzuar se tokën e Teatrit do t’ja japë oligrakëve.

Rama i është kthyer duke i thënë se po gënjen dhe po flet pa fakte. Gjithashtu kreu i qeverisë, në fund të bisedës i ka kërkuar që të vijojë protestat në emër të shoqërisë civile.

PJESË NGA DEBATI:

Rron Gjinoci:Më vjen keq që nuk mund të sillem sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dje u dhunuan dhe arrestuan dhjetra qytetarë e artistë. Veprimi juaj ka qënë talebaneske. Veprimi juaj ka qënë terrorizues. Nuk e di si do i bindni njerëzit pjesa pas teatrit nuk do përdorët nga oligarëkët. Më vjen keq.

Rama: T’i thua kështu mendojnë të gjithë. Ku e di ti?

Rron Gjinoci: Sot protestuan me mijëra.

Rama: Ke ardhur të bësh konfrontim me mua? Nëse faktet të duken propagandë ky është problemi yt. Ti mund të jesh edhe vegël

Rron Gjinoci: Jo vegël e oligrakëve je ti. Nuk të lë unë të më fyesh

Rama: Fyerjen ma bën ti. Oligrakët mbajini për vete. Të gjithë ju bashkë që e mendoni politikën si një mënyrë për të anatimuar të gjithë.

Rron Gjinoci: Ju i masakroni mediat dhe të gjithë, por ju me mua nuk mundemi.

Rama: Atë dorezën e zezë mos ma tund. Injoranca nuk është fakt. Zotnia jote që flet për dhunë, çfarë ke parë dhe si mendon ti që mund të zbrazet një institucion? Me buzëqeshje apo përqafime?

Rron Gjinoci:Unë nuk kam shpi në Surrel

Rama: Pse çfarë është Miami Beache, e di ti ku bie Surreli?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rron Gjinoci: Di që është mjaft luksoze

Rama: Nga e di ti shtëpinë e luksin e shtëpisë time, çfarë shikon ti kur sheh shtëpinë time? Kur ke ardhur ke parë që janë gjysëm milioni shtëpia me dy a tre kate? Më tregon mua shtëpinë ti në Surrel, Surreli është katund, nga shumë katunde. Po të vish këtu do shohësh që ka shtëpi dy e tre, katër-katëshe private ndërkohë që shpia ime që ty të duket shumë luksoze, ndërkohë që Saliut i duket bunker. Duhet ta ndani o është bunket, o luksoze, se luks me bunker s’ka, duhet ta ndani këtë përcaktim, është shtëpi e imja, që do të thotë s’mund të jetë si shtëpia jote e të tjerëve, se unë kështu jam, jam cik ndryshe nga ju. Ajo për mua është shtëpi. Se është bërë modë këtu dalin lloj-lloj personazhesh dhe flasin në emër të popullit, pa edukatë, pa fakte.

Rron Gjinoci: Më të paedukatë se ti s’ka kërkund. Kush të duket vetja se je?

Rama: Unë s’të njoh por mënyra jote e të folurit s’ka pikën e edukatës, se ti merr fjalën dhe akuzon. Kujt i flet t’i për grabitje? E di ti çdo të thotë ti thuash tjetrit grabitës?

Rron Gjinoci: I ke dhënë tokë publike oligarkëve.

Rama: Më fal ti bën akuzë i ke dhënë privatëve tokën publike privatëve, miliona lekë, ka mundësi ta nxjerrësh një fakt?

Rron Gjinoci: Ju pyeta që prapa këtej maskarade nuk qëndron zhvillimi kush ju beson juve. Po ju nuk mund të përgjigjeni pa fyer dhe ofenduar.

Rama: Ti ke dalë këtu se ke merak se mua nuk më besojnë?

Rron Gjinoci: Juve regjimi juaj po i dhunoni, mua ma kanë thënë kolegë të mi në Tiranë. Ju dhe regjimi juaj po i dhunoni.

Rama: Mbështeti se mendje e atyre je në këtë corbë që keni gatuar, ju s’keni lidhje me teatër, se ti dukesh nga Surreli në Prishtinë që s’ke shkuar në teatër ndonjëherë e s’di ku bie teatri nga pikëpamja e aktivitetit teatror. Dhe ty për Teatrin të dhimbset aq sa ça të të them unë ty tani, mund t’i dhimbset dikujt që jeton në Antartikë. Ti djalë të fala aktivistëve. Sa të jem unë kryeministër ju protestoni. Asgjë nuk iu gjen protestoni. Sa më shumë të shpifni aq më pak sukses do të keni.

Rron Gjinoci: Shpifësi kryesor je ti

Rama: Ti më lër të mbaroj që të mësosh ndonjë gjë

Rron Gjinoci: Prej teje s’mund të mësoj që të besoj përveçse të jem diktator!

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here