Fred Peza: Nuk pati dhunë nga policia. E them unë, që kam përfunduar në regjim shtrati…

0
118

Ish gazetari dhe përfaqësuesi i Rilindjes, Alfred Peze, ka qenë i ftuar në Euronews Albania, ku ka dhënë pikëpamjen e tij shumë të vyer, që mezi po e prisnin të gjithë, lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe veprimet e policisë.

Njëlloj si Edi Rama, Alfred Peza mendon se nuk ka patur dhūnë nga policia në drejtim të aktivistëve dhe qytetarëve dhe se prishja e Teatrit është vendim i vonuar.

“Nuk ka pasur dhūnë, e kemi përjetuar se çfarë do të thotë dhūnë e strukturuar policore. Kemi përjetuar 1994, 28 majin e 1996, 1997, kam qenë pjesë e një redaksia që është djegūr nga shteti dhe policia. Janë shoqëruar dhjetëra herë në polici dhe policia ka ushtruar dhūnë ku kam qëndruar dhe për muaj të tërë në regjim shtrati si rezultat i kësaj dhūne”, u shpreh Peza.

Sipas Pezës, shembja e Teatrit duhet të ishte bërë shumë kohë më parë dhe mazhoranca ka qenë e vonuar.

“Mos i kërkoni mazhorancës që të bëjë dhe opozitën dhe të kërkojë të bëjë dhe një referendum. Nuk ka një kërkesë për referendum, referendumi ishte para një viti, ishin zgjedhjet lokale. Mazhoranca ka qenë e vonuar në këtë vendim dhe shembje”, deklaroi z. Peza.

Më poshtë disa foto nga veprimet e policisë ndaj një protestuesi që ishte ulur në Bulevard dhe gazetarit Alfred Lela.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here