VIDEO-HISTORIKE/ Rama duke shfryrë e tallur, momenti që “vrau” Teatrin Kombëtar, Luftar Paja asokohe u bë edhe ‘ballist’

0
104

Kryeministri Edi Rama më në fund e realizoi ëndrrën e tij. Teatri Kombëtar u shemb. Lufta për prishjen e godinës ka nisur që në vitin 1998, në atë kohë Rama ishte Ministër Kulture dhe fuqia e tij nuk mfjaftoi për të shembur një godinë historike në mes të Tiranës.

Por ai provoi sërish dhe në vitin 2002, kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, por ishte i dobët përball forcës se aktorëve të bashkuar. Në atë kohë u hap dhe një debat publik, që u bë pikërisht brenda sallës së godinës që sot nuk ekziston më.

Në një pjesë të debat Rama iu kthye aktorëve duke thënë se godina nuk mund të qëndronte as si muze për brekët e aktorës së madhe Violeta Manushi.

Kjo deklaratë irritoi aktorët e tjerë, ku një prej tyre ngriti zërin më shumë. Ishte Luftar Paja. Në atë kohë mbrotjës i godinës, u çua nga ulësja e tij në teatër dhe iu hakërrye Ramës.

Mos u tall me brekët e Violeta Manushit, se ato janë brekë të arta”, thoshte Paja i inatosur. Por sot godina u shemb, brekët e arta të Violeta Manushit u harruan e aktori i njohur Luftar Paja nga ‘ballist’ është kthyer ‘dezertor’ të luftës.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here