E FUNDIT/ Rritet numri i të infektuarve, konfirmohen 15 raste të reja me koronavirus në vend

0
118

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuarve me koronavirus në vend. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19 ndërsa dje kishim vetëm një rast.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndëra në total numri i të infektuarve rritet në 964. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Ndërsa, numri i rasteve aktive në vend është 175, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here