Fansat nuk e njohin më “Hyrremin”, do habiteni nga fotot e fundit të aktores

0
132

Aktorja Meryem Uzerli ka marrë shumë famë në vendin tonë me rolin e saj në serialin historik “Sulltani i madhërishëm”. Ky prodhim i suksesshëm vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite e të transmetohet në shumë vende të botës. Meryem Uzerli, 36 vjeç prej vitesh ka eksperimentuar shumë me pamjen e saj. Aktorja është akuzuar edhe për operacione plastike në fytyë të cilat i ka pranuar edhe vetë.

Por me ndryshimin e fundit në look, ajo i ka habitur fansat. Meryem ka publikuar një kolazh fotosh nga seti i ri fotografik ku shfaqet më ndryshe se çdo herë tjetër. Aktorja shfaqet më e dobësuar, me flokët e shkurtër, brune dhe nuk njihet aspak. Gjithashtu edhe stili i veshjeve të saj ka rënë shumë në sy dhe është komentuar.

Meryem shfaqet e veshur ekstravagante e madje në njërën prej fotove ka guxuar duke veshur vetëm një bluzë të bardhë me të zezë dhe me një rrip, por pa pantallona ose fund në pjesën e poshtme. Aktorja ka marrë komente pozitive, por edhe kritika nga fansat të cilët e ndjekin me çdo postim që ajo publikon në rrjete sociale./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here