“Rrëshqet” Arbjan Mazniku: Selia e PS ka më shumë vlera se Teatri Kombëtar

0
51

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, njeriu i skandalit “900 euro nata në hotel”, ka befasuar jo pak me një deklaratë të dhënë mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”.

Teksa u pyet nga moderatori Fevziu se si ka mundësi që godina e selisë së PS-së është në listën e monumenteve të kulturës si ndërtesë “me vlerë” dhe Teatri Kombëtar monument “pa vlerë”, ai pohoi duke thënë: Po, patjetër!

Ai u përpoq të justifikonte shembjen e godinës së Teatrit duke thënë se ka pasur probleme në lidhje me strukturën, mirëpo këtu ndërhyri Gjergj Bojaxhi, i cili i tha se nuk ka struktura të pariparueshme.

Pjesë nga debati:

Fevziu: Selia e Partisë Socialiste, monument kulture, ndërtesë me vlerë. Teatri Kombëtar monument pa vlerë. Selia e PS e ka ndërruar fasadën rreth 15 herë. Selia e Partisë Socialiste, e cila e mund të jetë më me vlerë se Teatri Kombëtar?

Mazniku: Po patjetër! Që në vitin ’58…Objekti i Teatrit ka pasur probleme në lidhje me strukturën.

Fevziu: Ka shumë godina historike që mund të kenë probleme me strukturën. Mund të kenë probleme të pariparueshme.

Gjergj Bojaxhi: Nuk ka struktura të pariparueshme!

Mazniku: Patjetër që nuk ka gjë të pariparueshme. Mund ta bëjmë nga fillimi.

JOQ Albania

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here