Taulant Balla e cilëson shembjen e Teatrit Kombëtar ”komunale”: Opozita të mos ndikohet nga kjo

0
72

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka komentuar mospjesëmarrjen e opozitën në tryezën për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij çështja e Teatrit Kombëtar është një kauzë komunale, që nuk duhet të ndikojë në vendimmarrje.

Balla u shpreh se çdo lider duhet të jetë i vetëdijshëm që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Ndërsa thekson se “këtë gjë nuk e merr peng askush”, Balla tha se brenda qershorit duhet të jenë miratuar propozimet e OSBE/ ODIHR në kodin tonë elektoral.

“Shpresoj që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita kushtëzon ndërtimin e një rruge, stadiumi, bulevardi apo teatri në qasjen institucionale në marrëdhëniet kontraktuale me kushtetutën dhe ligjet e vendit, duhet të jetë vetëdije politike për  çdo lider politik, pasi ne duhet që brenda qershorit të kemi miratuar propozimet e OSBE/ ODIHR në kodin tonë elektoral. Këtë gjë nuk e merr peng askush”, tha Balla. (E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here