“T’iu vijë turp, bashkëpunëtorë në krim”, debat i ashpër mes regjisorit dhe aktorit në emision

0
102

Regjisori Edmond Budina është përplasur mbrëmjen e sotme me Artan Imamin, të cilin e qujati bashkëpunëtor në krim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Debati:

Edmond Budina: Kush flet aty, kush jeni ju?

Artan Imami: Jam Imami, Artan Imami…

Edmond Budina: Jojo, shikoni, unë nuk mund të flas me ju, nuk dua të flas me ju sepse ju jeni bashkëpunëtorë në krim, dhe me ata aty….

Artan Imami: Ti gënjen

Edmond Budina: Gënjen ti Artan se ti nuk ishe këtu…

Artan Imami: U takuam dhe kemi qenë dëshmitarë. Kur të thashë unë që do vij të marr këmishat e tua, më the hajde hajdeni se jua rregullojmë ne

Edmond Budina: T’ju vijë turp

Artan Imami: T’ju vijë turp juve…se keni uzurpuar një pronë publike për dy vite e ca

Edmond Budina: Ore ju lutem do ma hiqni atë

Eni Vasili: Ju lutem se ju kemi marrë për intervistë

Edmond Budina: Hajde bëfshi natën e mirë….ika

Artan Imami: S’kam ardhur këtu të dëgjoj monologun tënd

Eni Vasili: Ju lutem dua të mbaroni intervistën

(mbyllet linja me Budinën)

Artan Imami: Ju lutem…. T’ju tregoj ky njeriu këtu…

Eni Vasili: Jo jo nuk do flasim për zotin Budina….ai nuk është këtu

Artan Imami: Jo, jo po duhet ta dini…

Eni Vasili: Nuk është e drejtë se ai nuk është këtu…

Artan Imami: Pse se keni hall se ikën ai? Ikën ai se ka frikë…..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here