Alfred Lela heq pantallonat në emision para Ramës: Turp për policinë tënde! Rama: Mbërthehu!

0
85

Gazetari Alfred Lela, ka shpërthyer përpara kryeministrit në emisionin e Sokol Ballës, transferuar në Teatrin e Operas dhe Baletit, që Rama të bëjë propagandë me rikonstruksionin që ka kryer.

Gazetari Lela në një moment, ka hequr pantallonat dhe ka treguar shenjat nga dhūna e policisë, por Rama nuk e ka pranuar atë që ka bërë policia, duke e quajtur procedurë normale.

Debati:

Alfred Lela (pasi heq pantallonat): I heq se nuk me vjen turp nga ti, jam goditūr me shkelma. Më lër të flas unë. Jam goditūr me shkelma!

Edi Rama: Ku? Në çfarë kemi parë, nuk ka shkelma nuk ka gōditje, por marrje prej krahu dhe policai nuk ka detyrimin… Mbërthe pantallonat… Se cfarë shenjash ke në trup janë çështje të mjekësisë ligjore.

Alfred Lela: Turp të të vijë, që në këtë vend që drejton ti, për fatin e keq, nuk e quan një dhūnë në mes të ditës, që është pranuar si e tillë nga disa organizata të pavarura të medias.

Edi Rama: Jam i ftuar të jap opinionin tim. Flas për këndin e filmimit që shoh. Nëse ka kënd tjetër, atëherë…

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here