“Analfabet me doreza të zeza”, Ramës s’i del e keqja me aktivistin nga Prishtina: S’kam ç’ti bëj, të bëhem prift e të lutem për shpirtin e tij apo të dëgjoj Faik Bej Konicën…

0
275

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kapërdirë akoma përplasjen e para disa ditëve në studion e “Pressing” në Kosovë, ku përmes lidhjes LIVE me Skype, u përplas me aktivistin Rron Gjinovci. Sot në Kuvend, Rama e quajti të riun që e kundërshtoi duke mos u intimiduar, një “analfabet”. Sipas tij, personazhe si i riu janë nga ata që iu zgjidhin punë vetëm priftërinjtë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Me llafe jemi të gjithë njësoj, të gjithë njësoj, të gjithë kriminelë, të gjithë hajdutë, të gjithë mafiozë. Cfarë të thuash, çfarë të bësh, si të rezistosh kur të del tjetri atje, një analfabet nga Prishtina, me doreza të zeza. Mafia, krimi, mos na fol, ça ti thush atij. Me atë ke rrugë, një të kthehesh në prift dhe të lutesh për shpirtin e tij dhe dy, t’i besosh vetëm gjërat që mendon dhe të pranosh koston për gjërat që mendon, duke mos harruar kurrë ustain e madh, Faik Bej Konicën, që thoshte “Shqiptarët…” dhe nuk e kishte për popullin, por për këta që flasin në emër të shqiptarëve, që vdesin për shqiptarët, që janë aty të ndihmojnë shqiptarët të shpëtojnë nga shqiptarët. “të falin gjithçka, por jo suksesin”, thotë beu i madh.

Më 19 maj, Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një intervistë në televizion T7 në Kosovë. Debati i të hënës mbrëma ishte ndryshe nga sa shihet në trojet në këtë anë të kufirit dhe këtë e theksoi që në fillim një nga panelistët.  Një aktivist i ri në moshë, po ashtu dhe në eksperiencë, Rron Gjinovci, ka vënë me shpatulla pas murit Kryeministrin Edi Rama.

Rron Gjinovci i ka renditur argumentet e tij Ramës, por ky i fundit për të dalë nga situata nisi përgjithësimet e ofendimet. Por si rrallë herë kreu i qeverisë është përballur me një rezistencë dhe duke qenë pa argumente, nuk i bën punë as makinacionet që përdor në Shqipëri që intimidon, sulmon, fyen e shan çdokënd që  del përpara.

(f.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here