Lori Hoxha pret flokët, rikthen stilin e vjetër, frymëzohet nga personazhi i ‘Friends’ (FOTO)

0
126

Blogerja e njohur e njohur shqiptare, Lori është shumë e aktive në rrjetet sociale nga ku ndan herë pas here  momente të ndryshme të jetës së saj.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto në Instastory ku ka treguar se ka bërë një ndryshim në luk.

Rezultati është ky, që Lori ka prerë flokët me shkallëzim dhe ka hequr dorë nga ngjyra bjonde. Lori i ka kthyer flokët në ngjyrën e tyre natyrale, ngjyrë kafe e hapur dhe ka risjellë modelin e vjetër të prerjes së flokëve që nuk e kemi parë prej kohësh.

Mesa duket Lori për këtë model flokësh është frymëzuar nga Rachel i serialit ‘Friends’ , rol që e mban Jennifer Aniston. E në një  kohë që të  gjitha vajzat i kanë  flokët e prepa drejt dhe shumë thjesht, Lori ka rikthyer sërish stilin e flokëve me shkallëzim.

Postimi i Lorit

“Racheli është gjithmonë një qëllim.”-  ka shkruar Lori Hoxha krahas fotos.

A.C/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here