Shpërthen vajza e Ndrenikës: Shembja e Teatrit u bë nga oligarkia financiare, bandë që shkatërron pa asnjë princip!

0
151

Vajza e aktorit Robert Ndrenika, Diana Ndrenika, ka qenë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ajo thotë se shembja e teatrit, u bë nga një “bandë e obsesionuar” që “vjedhe dhe shkatërron pa asnjë princip”.

Zonja Ndrenika e quan një vepër për interesat e oligarkisë, atë që ka ndodhur me Teatrit Kombëtar.

“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore. Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (with unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip”, shkruan ajo.

Kujtojmë se edhe aktori Ndrenika, së fundmi doli kundër shembjes së Teatrit, por kërkoi ndërtimin e një teatri të ri. Deklaratat e tij u manipuluan nga kryebashkiaku Veliaj dhe pushteti, duke e përdorur emrin e tij edhe nëpër peticione të turpshme.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here