‘Revolta e Spaçit, e nxitur nga CIA dhe Vatikani, policët tanë treguan heroizëm dhe….’./ Relacioni sekret për Hysni Kapon

0
64

Memorie. al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që për vite me rradhë kanë mbajtur siglën “Tepër sekret” ku bëhet fjalë mbi një korrespodencë të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi me Komitetin Qëndror të PPSH-së, lidhur me revoltën e zhvilluar në burgun e Spaçit më 22 maj të vitit 1973, ku një pjesë e madhe e të burgosurve që vuanin dënimet në atë kamp me kushte tejet të vështira pune dhe jetese, u ngritën në një revoltë,  pas keqtrajtimit që i’u bëri policia dy bashkëvuajtëseve të tyre, vëllezërve Pal dhe Gjok Zefi, nga fshati Rrushkull i rrethit të Durrësit.

Si e përshkruante sekretari i parë i atij rrethi në raportet që i dërgonte sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapo, duke analizuar me detaje të gjithë kronologjinë e ngjarjes, nga veprimet e të dënuarëve, ndërhyrjen e efektivave të forcave policore, e deri te konkluzionet e komandës së Kampit dhe Komitetit të Partisë së Mirditës, për atë ngjarje të jashtëzakonëshme dhe masat që u morrën pas shtypjes së asaj revolte.

I ndërtuar në mesin e vitet 60-të, kampi i Spaçit i vendosur në një nga zonat më të vështira dhe të izoluara të rrethit të Mirditës, do të shërbente për plot 25 vite si një nga institucionet e “Riedukimit” më të tmerrshme lidhur me trajtimin e të dënuarëve politikë, duke filluar nga kushtet e punës dhe jetesës, e deri tek ndëshkimet e tyre. Sipas shumë e shumë dëshmive të dënuarëve që kanë vuajtur vite të tëra në atë kamp, por edhe të mjaft dokumentave arkivore që janë publikuar këto vitet e fundit, tregohet qartë mbi shkaqet e vërteta të shpërthimit të revoltës së të burgosurve në kampin e Spaçit e ndodhur në datat 21-23 maj të viti 1973.

Revolta e të dënuarëve politikë të kampit të Spaçit, ku u ngrit për herë të parë flamuri pa yllin e kuq, do të trondiste dhe vinte në alarm, jo vetëm administratën e kampit dhe Ministrinë e Brendshme, e cila do të niste urgjent me helikopter zv/ministrin, Feçor Shehu në Mirditë, por edhe udhëheqjen e lartë komuniste me në krye Enver Hoxhën. Por kjo kryengritje e të dënuarve politikë të këtij kampi, do të shtypej brënda 72 orëve me egërsinë më të madhe nga efektivat policore të ruajtjes së kampit, si dhe nga disa njësi të mëdha ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe asaj të Punëve të Brendëshme që u dërguan atje për shtypjen e asaj revolte.

Ku për pasojë, katër të dënuar, Dervish Bejko, Hajri Pashai, Pal Zefi, dhe Skënder Daja, të cilët do të akuzoheshin nga gjyqi i improvizuar ushtarak në ambjentet e burgut, si “iniciatorët kryesorë të nisjes së kësaj revolte”, do të dënoheshin me vdekje, dhe do të pushkatoheshin. Ndërsa këto gjëra tashmë janë të njohura, ato që njihen më pak janë dokumentet arkivore, siç janë relacionet në fjalë, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Mirditës, Jovan Bardhi, i’a dërgon sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Hysni Kapos, (që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit), ku infromon me detaje dhe hollësira gjithçka kishte ndodhur në atë kamp me revoltën e të burgosurve poltik. Për më shumë na njohin dokumentet arkivore që Memorie.al po i publikon të plota duke filluar nga ky numër.

Burimi: Memorie.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here