Deklarata e papritur e Lleshajt: Policia ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike

0
155

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Java” në RTSH se punonjësit e policisë e kanë për detyrë të ushtrojnë dhunë ndaj atyre që shkelin ligjin, duke e cilësuar atë dhunë në dobi publike.

Lleshaj shkoi më tej duke thënë se dhuna është monopol i shtetit, i cili ka të drejtë ta bëjë të ligjshme atë.

“Njerëzit e shtypit kanë një mision për të bërë shtypin, jo për të ushtruar dhunë. Dhuna është monopol i shtetit dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën është në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.

Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën është në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat”, tha Lleshaj. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here