“Do dilja gjysmë e zheshur për të ulur gjakrat për Teatrin”- Xhensila Pere tregon si do sillej po të kishte një post drejtues: Do e kisha bërë Shqipërinë “të përdalë”

0
65

Xhensila Pere është shprehur se do të zhvishej nëse kjo do të ndihmonte për të qetësuar “gjakrat” për Teatrit Kombëtar mes qeverisë dhe artistëve.

Ajo tha se nuk do të dilte nudo por pjesërisht e zhveshur pasi njerëzit do të tmerroheshin.

Ndërsa shtoi se nëse do ti jepnin një post të mirë drejtues do ta bënte Shqipërinë të bukur dhe pak të përdalë, duke shtuar se do lejonte plazhin nudo dhe topless.

 “Nëse zhveshja ime do të ndihmonte, ndoshta nudo jo se gjynah do të tmerroheshin por një pjesë të mirë do e kisha zhveshur. Nëse kjo do ndikonte në lumturinë e shqiptarëve do ta bëja. Nëse do më jepte një post drejtues i mirë do kisha bërë një Shqipëri kaq të bukur, kaq të mirë, të lumtur, ndoshta do ta kisha bërë Shqipërinë edhe pak të përdalë. Se do thoja lejohet plazhi nudo, topless,”- u shpreh ajo e ftuar në emisionin “Mes yjesh” në RTV Ora.

/Panoramaplus.al

          

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here