Miqësi e rrallë, Aurela e ndjen veten me fat që ka afër një shoqe si Eli Fara

0
42

Këngëtarja e njohur, Eli Fara feston sot ditëlindjen e saj. Në një ditë speciale si e sotmja, nuk ka munguar urimi i sinqertë nga mikja e ngushtë e saj, Aurela Gaçe.

“Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka që dëshiron e meriton. E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime”, ka shkruar Aurela krah postimit ku ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura me Elin.

Kujtojmë se dy artistet e dashur të publikut shqiptar, Gaçe dhe Fara gëzojnë një miqësi shumëvjeçare e disa herë janë shfaqur edhe bashkë në skenë duke dhuruar performanca mjaft energjike, si ajo e këngës ‘Zemra Rratata’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here